Lajme

Tetovë: Maqedonasja vret me çekan burrin e saj shqiptar

06/27/2021 22:44
nga:Q R

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë ku gruaja e përkatësisë maqedonase ka goditur me çekiç në kokë burrin e saj shqiptar.

Nga plagët e marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia momentalisht po kryen ekspertizën.

Mësohet se gruaja 38-vjeçare e lindur në Prilep ka paraqitur vazhdimisht dhunën në polici nga bashkëshorti i saj 48 vjeçar shqiptar nga Tetova. Zënka e fundit ka qenë motivi i vrasjes, ku gruaja mes plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti ka goditur të njëjtin me çekan duke e lënë pa shenja jete./AlsatM

Nga debati për rërën te krismat – si ndodhi tragjedia e Velipojës