Sporti

Prishtina kualifikohet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ja sa para ka fituar

06/25/2021 22:01
nga:Mergim Rreci

Prishtina ka fituar finalen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka kaluar në fazën kualfikuese të kësaj gare.

Skuadra kosovare mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e Inter d’Escaldes, shkruan GazetaBlic Sport.

Endrit Krasniqi ishte futbollisti i ndeshjes, atje ku shënoi dy gola në këtë takim.

Krasniqi shënoi një gol në pjesën e parë si dhe një tjetër në pjesën e dytë.

Tashmë Prishtina do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros.

Kjo skuadër është jashtëzakonisht e fortë, megjithatë Prishtina do të synojë befasinë në këtë fazë.

Për këtë sukses që ka arritur në fazën parakualifikuese, Prishtina ka fituar nga UEFA 230 mijë euro.

/GazetaBlic Sport/