Lajme

Ndërron jetë miku i ngushtë i Isa Mustafës

06/25/2021 15:54
nga:Y I

Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka njoftuar lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të tij të ngushtë,Fatos Hamza,  shkruan Gazeta Blic.

Mustafa thotë se Hamza ishte një njeri dhe punëtor i mrekullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.

“Fatosi ynë iku nga kjo jetë duke lënë pas veti kujtimet më të mira.Ngushëllime familjes Hamza, shokëve e miqëve të përbashkët, në Prishtinë, Gjakovë dhe anembanë Kosovës” shkruan Mustafa në facebook.

Njoftimi i plotë:

Miq të nderuar,

Sot mora lajmin se iku nga kjo jetë miku dhe shoku im, Fatos Hamza. Një njeri dhe punëtor i mrekullueshëm me virtyte të pashembullta njerëzore e humane.

Dje e thirra në telefon, dhe u habita se si nuk lajmërohet Fatosi, përherë i qasshëm, energjik dhe me plotë dashamirësi. U frikësova nga më e keqja!

Fatosi ynë iku nga kjo jetë duke lënë pas veti kujtimet më të mira.

Ngushëllime familjes Hamza, shokëve e miqëve të përbashkët, në Prishtinë, Gjakovë dhe anembanë Kosovës.

Isa Mustafa