Sporti

Mourinho lavdëron Mancinin: “Ai është një trajner me shumë përvojë, Italia është përmirësuar shumë nën urdhërat e tij”

06/25/2021 14:18
nga:E K

Jose Mourinho i doli në mbrojte Roberto Mancinit duke thënë se ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe se skuadra italiane është mjaft e mirë, siç është parë gjatë Kampionatit Evropian.

Mourinho theksoi faktin se Italia po paraqitet shumë mirë dhe se ata i kanë fituar tri ndeshjet e grupit të tyre në “Euro 2020“, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia barazoi rekordin e 30 ndeshjeve të vendosur gjatë viteve 1935 – 1939, nën urdhërat e Roberto Mancinit.

“Roberto Mancini është një trajner me shumë përvojë. Ai ka qenë trajner i ekipeve në kampionatet më të mira evropiane për 20 vjet, kështu që është më se i përgatitur. Ai e tregoi këtë tashmë gjatë kualifikimit. Mancini po dëshmon se sa i mirë dhe skuadra italiane të cilët u përmirësuan shumë nën drejtimin e tij”, tha Mourinho për The Sun.

/GazetaBlic Sport/