Dhjetë ditë kanë mbetur kur do të mbahet Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës pë zgjedhjen e kryetarit të saj.
Deri tani asnjë kandidat zytratisht nuk ka kandiduar për të marrë drejtimin e partisë që aktualisht është më e madhja opozitare.
Gjatë ditës së djeshme PDK përmes një njoftimi për media ka treguar rregullat që duhet ndjekur kushdo që ia mësyen garës për t`u bërë kryetar i këtij subjekti politikë.
Bazuar në Statutin e PDK, kandidati që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik.
Kushdo që synin të vie në krye të partisë Demokratike të Kosovës duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij politike.
Betim Gjoshi Sekretar Elektoral në këtë parit ka thënë për Gazeta Blic se deri në këto momente nuk ka asnjë kandidatur zyrtare.
“Mund të konfiroj se deri më tani bazuar në rregulalt dhe Statutin e partisë nuk kemi asnjë kandidat që ka paraqitur kandidaturën e tij ose saj për kryetar të PDK”, ka thënë Gjoshi.
Gazeta Blic ka raportuar se përveç Enver Hoxhajt, drejtimin e partisë mund ta marrë edhe aktualisht nënkryetari i PDK Memli Krasniqi, pa e përjashtuar edhe si kryetare potenciale ish amasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku.
As Memli krasniqi e as Vlora Çitaku të enjten nuk i janë përgjigjur thirrrjeve të Gazetës për të marrë një konfirmin nëse Krasniqi e Çitaku do t`i hyjnë garës për ta marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
I vetmi reagim që ka bërë Vlora Çitaku ka qenë në momentin kur zytarisht janë shpallur zgjedhjet në këtë parti
“Na priftë e mbara”, kishte shkruar Vlora Çitkau në rrjetet e saja sociale. /GazetaBlic
Çelaj: PDK po futet në zgjedhje të brendshme në kohën më të gabuar të mundshme


