Dyshja angleze Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në ndeshjen e sotme në Euro 2020 ndaj Republikës Çeke pasi janë në vetë-izolim.
Dyshja kontaktoi me mesfushorin e Skocisë, Billy Gilmour, i cili ka dalë pozitiv për koronavirus të Premten, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata duhet të izolohen deri të hënën e ardhshme, 28 qershor. Vendimi është marrë në konsultim me Shëndetin Publik Angli.
E gjithë skuadra dhe stafi i Anglisë kishin teste të hënën dhe të gjithë ishin përsëri negativë.
/GazetaBlic Sport


