Sporti

Ronaldo reagon pas disfatës kundër Gjermanisë: “Ne besojmë, besoni edhe ju”

06/19/2021 23:50
nga:E K

Kombëtarja e Portugalisë është mposhtur 4 me 2 kundër Gjermanisë, në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së grupeve në ‘EURO 2020’.

Një nga dy golat e portugezëve në këtë sfidë e shënoi edhe Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit pas kësaj disfate ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook.

“Besoni shumë, ashtu si dhe ne”, është shkrimi i ilustruar me një imazh të Kombëtares së Portugalisë.