Sporti

Notat e lojtarëve në ndeshjen Suedi – Sllovaki, Isak lojtari i ndeshjes

06/18/2021 17:16
nga:E K

Suedia ka arritur të mposht Sllovakinë në kuadër të ndeshjes së dytë të Kampionatit Evropian.

Suedia me këtë fitore ka marrë kreun e grupit E ku ndodhet edhe Spanja dhe Polonia, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar mesfushori suedez, Emil Forsberg.

Forsberg shënoi nga penalltia në minutën e 77’të të takimit për të vulosur fatin e këtij takimi.

Forsberg realizoi golin por çmimin e lojtarit të ndeshjes e mori sulmuesi suedez, Isak, i cili pati një ndeshje fantastike ndaj Sllovakisë, dhe fitoi edhe penalltinë vendimtare të takimit.

Ja notat e lojtarëve:

/GazetaBlic Sport/