Sporti

Danimarka shkon në pushim me epërsi ndaj Belgjikës

06/17/2021 18:47
nga:Lorik J

Kombëtarja e Danimarkës ka shkuar në pushim me avantazh minimal në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Danimarka e dominoi tërë pjesën e parë dhe me shumë meritë shkoi në pushim me avantazh, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë sfidë u shënua nga Poulsen, i cili pas vetëm 98 sekondave tundi rrjetën e belgëve.

Ky njëkohësisht është edhe goli më i shpejtë në këtë kampionat evropian.

/GazetaBlic Sport