Kombëtarja e Ukrainës ka fituar ndeshjen e dytë në kampionatin evropian.
Ukraina ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Yarmelenko dhe Yarmechuk.
Në pjesën e dytë, Alioski shënoi për Maqedoninë e Veriut për ta siguruar golin e nderit.
Deri në fund, Ukraina kishte edhe një rast shënimi, por Malinovskyi humbi penalltinë pak para fundit.
Ukraina merr tre pikët e para, kurse Maqedonia e Veriut mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve.
/GazetaBlic Sport


