Lajme

Haradinaj kujton babanë në 3-vjetorin e vdekjes: Edhe kur jeta e përplasi me shumë sfida, ai nuk u thye

06/17/2021 15:35
nga:Q R

Daut Haradinaj ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 3-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj ka shpërndarë në Facebook fotografi ku shihet bashkë me nënë Rukë, vëllanë Ramushin e familjarë të tjerë, te varrezat në Gllogjan.

“Na bashkoi plaku që kurrë nuk u thye, edhe kur jeta e përplasi me shumë sfida”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Hilmi Haradinaj, ka vdekur më 17 qershor të vitit 2018, pas një sëmundjeje.

LEXO EDHE:

Ambasadori Abbott: Qeveria Kurti të mos ndjekë praktikat e mëparshme të kapjes së institucioneve