Lajme

Ambasadori Abbott: Qeveria Kurti të mos ndjekë praktikat e mëparshme të kapjes së institucioneve

06/17/2021 14:49
nga:M K

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka deklaruar se pritjet e qytetarëve të Kosovës janë që kjo qeveri të mos ndjekë praktikat e mëparshme të kapjes së institucioneve përmes emërimeve politike.

Abbott e deklaroi këtë pasi nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me kryeministrin Albin Kurti si dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për zgjerimin e Projektit të Rekrutimit.

“E rëndësishme është që Memorandumi i ri përmban gjithashtu dispozita për të siguruar që janë të ndërmarra hapat konkret për të rritur numrin e grave në pozicione drejtuese në të gjitha nivelet e menaxhimit, duke punuar drejt arritjes graduale të përfaqësimit 50% siç përcaktohet me ligj”, theksoi Abbott.

Ai shtoi gjithashtu se mediat dhe shoqëria civile duhet të monitorojnë këto angazhime dhe të ngrenë zërin e tyre kur është e nevojshme.

“Ne, si partner i juaji në këtë sfidë, gjithashtu do të bëjmë të njëjtën gjë, si publikisht ashtu edhe privatisht”.

LEXO EDHE:

Me 70 vota pro, votohen anëtarët e komisionit për dhënien e Jurispodencës