Sporti

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes: Jam fajtor për humbjet

06/16/2021 20:30
nga:Lorik J

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes tha se është fajtor për dy humbjet e kombëtare së tij në Euro2020.

Turqia humbi ndaj Italisë dhe sonte ndaj Uellsit dhe Gunes potencon se priste më shumë, por ai merr fajin mbi supe, përcjell GazetaBlic Sport.

“0 pikë në dy ndeshje, gjë që nuk është një gjë e mirë për ne. Kemi ardhur me ëndrra të mëdha. Pas një fillimi të keq, ne ishim keq edhe në ndeshjen e dytë”, tha Senol Gunes.

“Ne i dhamë kundërshtarit një shans për të luajtur. Si lojë, luajtëm nën atë që prisnim, por mund të dilnim me më shumë rezultate. Na vjen keq”.

“Unë jam përgjegjës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport