Sot zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Kampionatin Evropian.
Finlanda dhe Rusia do të përballen në stadiumin “Saint Petersburg”, atje ku të dy kombëtaret synojnë fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Finlanda ka tre pikë pas fitores ndaj Danimarkës, kurse Rusia nuk ka ende pikë.
Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.
Finalnda: Hradecky; Toivo, Arajuuri, O’Shaughnessy; Raitala, Lod, Schuller, Kamara, Uronen; Pukki, Pohjanpalo
Rusia: Safonov; Barinov, Dzhikiya, Diveev; Fernandes, Zobnin, Ozdoev, Kuzyayev; Miranchuk, Golovin; Dzyuba.
/GazetaBlic Sport/


