Lajme

SHSKUK: 93 pacientë po trajtohen për Covid-19

06/16/2021 12:38
nga:Y I

Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme aktualisht janë duke u trajtuar 93 pacientë për Covid, shkruan Gazeta Blic.

32 prej tyre janë konfirmuar Covid pozitiv ndërsa 60 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Në ShSKUK po trajtohen 93 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Në bazë të raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 93 pacientë, prej tyre 32 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 60 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 59 pacientë,
18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
18 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 18 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 34 pacientë
14 të konfirmuar pozitivë
15 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 15 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë