Lajme

Zhduket një femër në Ferizaj

06/16/2021 08:42
nga:Y I

Një nënë në fshatin Slivovë të Ferizajt ka njoftuar policinë se vajza e saj është zhdukur.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

“Fsh. Slivovë, Ferizaj 12.06.2021 – 10:00 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj –viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj” thuhet në raport.