Franca ka mposhtur Gjermaninë me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së fundit të ciklit të parë në fazën e grupeve të kampionatit evropian.
Mjaftoi një autogol i Hummels në pjesën e parë, për ta vendosur fituesin e kësaj sfide tejet interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas triumfit, foli edhe tekniku i “trekolorëve”, Didier Deschamps, i cili u nda i kënaqur me fitoren përballë pancerëve, duke thurur elozhe për djelmoshat e tij që sipas tij dhuruan një ndeshje të madhe kundër një kundërshtari të mirë.
“Ne kishim një ndeshje të madhe kundër një kundërshtari shumë të mirë. E dija që lojtarët e mi do të ishin gati. Në pjesën e parë do të kishim mundur ta qarkullojmë topin pak më mirë. Është luajtur pak nga pak për të shënuar golin e dytë.
Por ne nuk vuajtëm aq shumë në periudhën e dytë. Kjo është ndeshja jonë e parë, mund të jetë një gjysmë apo një finale. Në grupin tonë, marrja e këtyre tre pikëve është e rëndësishme. Ne ishim në nivel, kjo fitore është e mirë për ne”, tha trajneri i Francës, Deschamps.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic Sport/