Sporti

Shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes, Cristiano Ronaldo: Ishte thelbësore ta nisim mbarë

06/15/2021 20:49
nga:L J

Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë në fitoren kundër Hungarisë (3-0), pranoi se ishte shumë e rëndësishme të fillonte Kampionatin Evropian me një fitore.

“E rëndësishme ishte të fitonim. Ishte një lojë e vështirë ndaj një ekipi që u mbrojt shumë mirë gjatë 90 minutave, por ne arritëm të shënonim tre gola dhe i jam shumë mirënjohës skuadrës që më ndihmoi të shënoj dy gola dhe të jem njeriu i ndeshjes. Ishte thelbësore të futesh me këmbën e djathtë për të dhënë besim dhe tani është koha për të vazhduar”, tha golashënuesi portugez.

CR7 u shpall gjithashtu lojtari më i mirë në fushë.