Lajme

Gjendet 46-vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj

06/14/2021 17:01
nga:Q R

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.

Vëllai i saj, ka njoftuar policinë, se motra e tij Bukurije Neziraj, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.

Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.

LEXO EDHE:

Reagon Musliu pas shkarkimit të Dakës: Vjosa s’mund t’i duroj gratë e zonja