Lajme

Vlora Çitaku i ka dy fjalë pas shkarkimit të Valdete Dakës: Na fal

06/14/2021 16:19
nga:N M

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Reagimi i plotë:

Zonja Valdete Daka, që nga vitit 2008 e tutje, ka qenë në krye të institucionit i cili organizon zgjedhje në Kosovë. Ne kemi shumë të meta si demokraci e re, por, nuk ka fije dyshimi që Kosova organizon zgjedhjet më të mira në rajon e më gjërë.
Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.
Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Por, të jemi të qartë, kjo formë e largimit nga detyra, është njollë e zezë për Institucionet tona. Jo për Valdeten.
Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal.

Këto janë disa nga arsyet që Vjosa Osmani e shkarkoi Valdete Dakën