Në vendimin për shkarkimin e Valdete Dakës e që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e nxjorri para pak minutash, janë dhënë disa nga arsyet që e ka quar deri te ky vendim.
Më poshtë janë disa nga pikat që Osmani i ka numëruar në vendimin për shkarkimin e Dakës.
Kryesuesja e KQZ me veprimet e saj, sidimos përgjatë procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ. Kryesuesja në shumë raste nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, kështu që duke pamundësuar balancin e nevojshëm në këtë institicion.
Fillimisht u vendos një masë arbitrare e cila kushtëzonte votuesit jashtë Kosovës që të përgjigjen në thirrjen e KQZ për t`u përfshirë në regjistrin e votuesve. E drejta për të votuar i përket secilit qytetarë të Kosovësi cili i plotëson kushtet ligjore thuhet ndër të tjera.
Së dyti personat me të drejtë vote të cilët vedosën të përdornin ankesa si mjet juridik ndaj këtyre vendimeve, kishin vetëm një ditë për ta bërë këtë. Kjo situatë ndër të tjera rezultoi edhe në kufizimin e së drejtës për ushtrimin e mjeteve jurdike në një afat të arsyeshëm.
Së treti trajtimi i pabarabrtë i qytetarëve ndodhi edhe kur u lejua votimi duke përdorur dokumente me afat të skaduar. Kjo për arsye se KQZ nuk mori parasysh se një vendim i tillë nuk mund të aplikohet te të gjithë qytetarët.
Së katërti në faza të ndryshme gjatë proceseve të zgjedhjeve KQZ nuk i ka ndërmarrë të gjitha masat për t`i parandaluar shkeljet ndaj Ligjit për Mbrojten e të Dhënave Personale . Publikimi i të dhënave në disa raste kishte sjell një numër të konsiderueshëm të ankesave në adresë të kryesueses , por këto nuk ishin parë si të arsyeshme nga ajo. Publikimi i dokumenteve të cilat përmbajnë të dhëna personale të qytetarëve është në kundërshtim me obligimet e KQZ për ruajten e tyre. Për me tepër ky veprim përsëri nuk kishte përfshirë kategorinë e njëjtë të votuesve si veprime te mëparshme – votuesit jashtë vendit.


