Sporti

Anglia e fillon kampionatin evropian me një fitore tejet të vështirë ndaj Kroacisë

06/13/2021 16:50
nga:L J

Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit D.

Anglia ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në kampionatin evropian, Euro2020.

Golin e vetëm në këtë sfidë dhe të fitores për ekipin e Gareth Southgate e realizoi sulmuesi Raheem Sterling.

Sterling shënoi golin e parë në minutën e 57’të të ballafaqimit pas asistimit të Philipps.

Anglia e nis mbarë Euro2020 me fitore dhe tre pikë, kurse Kroacia mbetet duarthatë pas këtij ballafaqimi.

/GazetaBlic Sport