Sporti

Doktori i Inter: “Testet mjekësore të Eriksen asnjëherë nuk kanë treguar se ai ka probleme me zemër”

06/13/2021 13:09
nga:E K

Eriksen u ballafaqua dje me një problem me zemër i cili e la pa ndjenja dhe në gjendje kritike për jetë në fushën e blertë gjatë ndeshjes, Danimarkë-Finlandë.

Doktori i mesfushorit danez te Inter, ka folur për historikun e gjendjes shëndetësore të Christian Eriksen,shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka thënë se Eriksen asnjëherë nuk kishte treguar shenja të problemeve shëndetësore me zemrën, dhe se të gjitha analizat e tij kishin dal çdoherë mirë.

“Testet mjekësore të Eriksen asnjëherë nuk kanë treguar se ai ka probleme me zemër”, ka thënë Piero Volpi.

/GazetaBlic Sport/