Kampionati Evropian ka filluar dje me ndeshjen Turqi – Itali.
Italia është kombëtarja e parë që ka marrë 3 pikë në këtë kampionat duke e mposhtur Turqinë me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Edhe sot na presin takime interesante.
Kombëtarja zvicerane ku luajnë shumë shqiptarë, do të përballet me Uellsin nga ora 15:00.
Kurse nga ora 18:00, na pret derbi skandinav mes Danimarkës dhe Finlandës.
Ndeshja e fundit për sot do të jetë mes Belgjikës dhe Rusisë me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/


