Pas rezultimit pozitiv me koronavirus të Sergio Busquets, kampi spanjoll ka vendosur të vaksinojë të gjithë lojtarët e saj në mënyrë që të kenë kontroll mbi përhapjen e virusit.
Pas vaksinimit të lojtarëve spanjoll ka folur lojtari i Liverpoolit, Thiago Alcantara, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka thënë të gjithë e presin sa më shpejtë rikthimin e Busquets dhe shpreson që vaksinimi të mos ketë efekte anësore te lojtarët.
“Unë gjithmonë mendoj se ne jemi skuadra më e mirë,ne jemi duke pritur për Busquets me krahëhapur”, tha fillimisht Thiago.
“E kuptoj që është një çështje e ndjeshme tani. Shkoi mirë, ne kishim privilegjin të zgjidheshim. Qeveria ka vendosur që ne të vaksinohemi. Ne kemi pyetur se si mund të na ndikojë, pasojat afatshkurtra që mund të kemi. Shpresojmë të mos ketë efekte anësore për ndeshjen e parë “, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


