Premierliga po mendon ndryshimin e vijës së fundit që përfaqëson offside-in.
Ideja është që të përdoret një vijë më e trashë në mënyrë që të gjykohet më mirë vija e fundit.
Përdorimi i një vije më të trashë do t’iu jap sulmueseve pak më shumë hapësirë, duke i dhënë fund të ashtuquajturës offside “i dorës”.
Premierliga dhe zyrtarët kanë theksuar se një ndryshim i tillë do të jetë tejet i madh, pasi shumë gola në sezonin e kaluar janë anuluar shkaku i dorës.
Me protokollin e ri, pjesët e trupit që gjenden pas mbrojtësit nuk do të rezultojnë në offside më.
Sipas “The Times”, përdorimi i vijës së trashë është në sinkronizim me UEFA-në dhe Eredivisie.
Kjo do të thotë që në transmetim televiziv, shikuesit nuk do ta shohin vijën por vetëm vendimin final.
20 klubet u pajtuan ta bëjnë ndryshimin gjatë takimit të tyre afër Harrogate.


