Sot rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
‘’Sot rreth orës 18:20 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona’’, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit me rastin po vazhdonë të merret njësiti i trafikut.


