Lajme

Kryeministri Kurti takon Myftiun Naim Tërnava, ja ç’ka diskutuan

06/09/2021 21:01
nga:Y I

Kryeministri Kurti ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, shkruan Gazeta Blic.

Kurti dhe Tërnava biseduan për sfidat në ballafaqimin me Pandeminë si dhe domosdoshmërinë për kujdes në ruajtjen e shëndetit publik.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.

Myftiu Tërnava e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

U bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik.​