Sporti

Trajneri i Gjermanisë zbulon detaje para ndeshjes me Fancën, Low: Kam një ide të qartë loje për këtë takim

06/09/2021 20:32
nga:Mergim Rreci

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low ka folur para ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian.

Trajneri gjerman ndër të tjera ka komentuar edhe ndeshjen ndaj Francës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se ka një ide dhe filozofi të qartë se si do t’i qaset kësaj ndeshje.

“Ne punojmë për ndeshjen ndaj Francës çdo ditë. Çfarë bën Franca në sulm? Çfarë bën Franca në mbrojtje? Si mund të gjejmë një zgjidhje. Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim. Ne kemi një plan loje, një ide të qartë dhe një filozofi në mendje”, tha Low.

Ndeshja zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/