Sipas informacioneve të fundit, të gjithë futbollistët e Spanjës kanë rezultuar negativë me koronavirus.
Diego Llorente ishte rasti i dytë me koronavirus te kjo kombëtare, gjë që e ka shqetësuar selektorin, Luis Enrique, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, lajmi i mirë vjen dhe se të gjithë futbollistët e kësaj kombëtare janë negativë.
Spanja është në grup me Suedinë, Sllovakinë dhe Poloninë. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë të hënën në ora 21:00, ndaj Suedisë.
/GazetaBlic Sport/


