Sporti

Kroacia refuzon të solidarizohet me nismën e barazisë racore, futbollistët e kësaj kombëtare nuk do të ulen në gjunjë para ndeshjeve të “Euro2020”

06/09/2021 17:45
nga:Mergim Rreci

Futbollistët e Kroacisë nuk kanë ndërmend të solidarizohen me verpimin e rënies në gju përpara ndeshjes së tyre të Euro 2020 kundër Anglisë, të dielën.

Nënkampionët e Kupës së Botës 2018 nuk planifikojnë të bashkohen me kundërshtarët e tyre në kryerjen e gjestit për të promovuar barazinë racore, përcjell GazetaBlic Sport.

Anglia e ka bërë të qartë se ata do të marrin këtë veprim përpara të gjitha ndeshjeve në këtë kompeticion, por Kroacia është ajo që nuk dëshiron që të bashkohet me këtë veprim.