Sporti

Federata e Futbollit të Anglisë dënon gjashtë klubet që kanë qenë pjesë e Superligës së Evropës

06/09/2021 16:55
nga:Mergim Rreci

Klubet e Premier League të cilat ishin pjesë e Superligës së Evropës do të paguajnë një gjobë prej 23 milion eurosh.

Arsenal, Chelsea, Liverpool Manchester City, Manchester United dhe Tottenham ishin gjashtë nga 12 anëtarët themelues të këtij kompeticioni.

Një ndëshkim prej 30 pikësh është rënë dakord gjithashtu për ekipet që bashkohen me projekte të ngjashme në të ardhmen, përcjell GazetaBlic Sport.

Tashmë edhe UEFA pritet që të marrë vendim në lidhje me klubet, të cilat do të dënohen me shumë gjasë edhe nga organi më i lartë i futbollit evropian.