Enver Hoxhaj, u.d i kryetarit të PDK’së dhe deputeti Bekim Haxhiu kanë bërë homazhe sot tek varri i Fadil Vokrrit.
Në ditën e sotme janë bërë tre vjet pa legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrrin, shkruan GazetaBlic Sport.
Hoxhaj dhe Haxhiu bashkë me familjen Vokrri kanë bërë homazhe tek varri i legjendës.
I pari i PDK’së në postimin e tij në Facebook u shpreh se i mungon legjenda, ndërsa falënderoi atë për emocionet e jashtëzakonshme dhe sukseset historike.
Ja postimi i Hoxhajt: