Sporti

Ashtu siç raportoi GazetaBlic Sport: Prishtina do t’i luajë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve në Shqipëri

06/09/2021 10:30
nga:L J

FC Prishtina do t’i luajë ndeshjet preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në Shqipëri.

Prishtina do të përballet me ekipin nga San Marino, SS Folgore në gjysmëfinalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve me 22 qershor.

Fillimisht ndeshjet ishin paraparë që të zhvillohen në Ishujt Faroe, por kjo nuk do të ndodhë.

GazetaBlic Sport, para tri ditësh (6 qershor, e diele) kishte raportuar se FC Prishtina mund t’i luajë ndeshjet në Shqipëri. Fillimisht mendohej se do të luanin në “Arena Kombëtare”, por siç duket vendimi final është se takimet do të zhvillohen në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”.

FC Prishtina mund t’i luajë ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve në Shqipëri?

Sipas faqeve në internet, FC Prishtina do t’i luajë takimet në ‘Elbasan Arena’ në Shqipëri.

Ndeshja finale do të zhvillohet me 25 qershor në Elbasan Arena, mes fituesit të duelit Folgore – Prishtina dhe fituesit të sfidës Torshavn – Inter E’scaldes.

/GazetaBlic Sport