Policia e Kosovës në Prizren njofton se dje kishte pranuar informacion se një qytetar mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren dhe bëhet e ditur se shqetësimit të qytetarëve policia i është përgjigjur menjëherë, duke e ndaluar të dyshuarin 27 vjeçar dhe gjatë kontrollit trupor i është gjetur një armë e tipit pistoletë.
Pas kësaj, policia bëri kontrolle edhe në shtëpinë e tij ku raportohet se gjetën edhe dy armë tjera të tipit pistoleta së bashku me municionin përkatës.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej tri armë pistoleta, 50 fishek kalibër 6.35 mm, 26 fishekë kalibër 7.65 mm, 15 fishekë kalibër i panjohur, 19 fishekë të pistoletës me gaz dhe 1 fishek me mbishkrim 9×17”.
“Për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, u ndalua në mbajtje për 48 orë i dyshimti A.Xh i lindur në vitin 1994”, thuhet në kumtesën e policisë.
LEXO EDHE: