Sporti

U kap me dy femra në hotel, por sërish u ftua nga kombëtarja e Anglisë, Foden falënderon Southgaten për mundësinë e dytë

06/09/2021 09:35
nga:L J

Phil Foden ka pranuar se ai bëri një gabim masiv duke shkelur protokollet e kampit të Anglisë në Islandë vitin e kaluar, por falënderoi Gareth Southgate për mundësinë për të rindërtuar karrierën e tij ndërkombëtare.

Phil Foden dhe Mason Greenwood u dërguan në shtëpi më herët si dënim për takimin me dy femra në hotelin e ekipit në Reykjavik, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë bëra një gabim të madh. Unë isha i ri. Gareth Southgate më tha se nëse do të vazhdoja të luaja mirë, do të kisha një mundësi tjetër”, tha ylli i ri i Manchester City të martën në një konferencë për shtyp.

“Kështu që unë duhej të punoja shumë fort. Pak trajnerë do të më kishin dhënë një mundësi tjetër, kështu që unë jam mirënjohës që Gareth e ka bërë atë,” siguroi mesfushori.

/GazetaBlic Sport