Sporti

Dardanët: Si sot, 3 vjet më parë, na la udhërrëfyesi i futbollit tonë, Fadil Vokrri.

06/09/2021 08:45
nga:Lorik J

Sot mbushen tri vjet që kur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri ndërroi jetë.

Vokrri ishte një ndër futbollistët më të mirë të futbollit shqiptar, ndërsa ikja e tij në botën tjetër lëndoi shumë persona jo vetëm në Kosovë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” kanë përkujtuar Vokrrin në përvjetorin e vdekjes, duke e kujtuar atë si udhërrëfyesin e futbollit tonë.

Ja postimi i “Dardanëve”:

“Si sot, 3 vjet më parë, na la udhërrëfyesi i futbollit tonë, Fadil Vokrri. Ndjenja e mungesës për të nuk venitet me kalimin e viteve, por ajo vetëm përforcohet. Ishin me fat ata që e kishin familjar. Ishin me fat edhe ata që e kishin bashkëpuntor, sikurse që ishim me fat ne, tifozët, që projektin e tij e mbështetëm pa hamendësime, me shpresën që çdo amanet ose dëshirë të tij që kishte shprehur më herët, do ta shohim duke u jetësuar viteve që po vijnë.
E nënta e tij si numër gëzoi e i dha shpresë brezave të tërë, kurse tashmë ky numër në kalendarin e qershorit na pikëllon. Na reflekton mërzi.
Përjetësisht do të mbetesh në kujtimet tona, Fadil”, shkruajnë “Dardanët” në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport