Sporti

Kosova U21 triumfon ndaj Andorës, përkohësisht në krye të grupit së bashku me Shqipërinë

06/08/2021 21:51
nga:L J

Kosova U21 e ka fituar ndeshjen ndaj Andorës U21.

Kosova triumfoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat u shënuan nga Dion Berisha dhe Mark Marleku.

Ishte një ndeshje e dominuar nga “Dardanët”, por që golat erdhën vetëm në 10 minuta e fundit.

Tashmë Kosova renditet në vendin e dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e parë.

Megjithatë, Anglia, Sllovenia dhe Çekia nuk e kanë zhvilluar ende asnjë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/