Lajme

A ka rrezik të përhapet një valë e re infeksionesh, pas shfaqjes së variantit afrikan të Covid në Kosovë?- Infektologu kosovar jep detaje!

06/08/2021 18:37
nga:Y I

Kosova ka regjistruar rastin e parë me variantin afrikan të Covid-19, shkruan Gazeta Blic.

Ndërkohë në vendin tonë i pranishëm vazhdon të jetë edhe varianti britanik.

Por sa i rrezikshëm është varianti afrikan i Covid-19?

Infektologu, Ilir Tolaj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka thënë se ky variant shquhet për përhapje më të shpejtë mes njerëzve.

Ai tha se sa i përket peshës së sëmundjes, përqindjes së rasteve të cilet bëhen për spital apo edhe atyre që përfundojnë me vdekje, ky variant nuk dallon nga variantet e deritashme.

“Ky variant shquhet me përhapje më të shpejtë mes njerëzve. Por në aspektin e peshës së sëmundjes, përqindjes së rasteve të cilet bëhen për spital apo edhe atyre që përfundojnë me vdekje, ky variant nuk dallon nga variantet e deritashme. Për këtë edhe mjekimi i ketyre rasteve është plotesisht i njëjtë si mjekimi i rasteve të deritashme” tha Tolaj për “Gazeta Blic”

I pyetur se e ka rrezik të përhapet në një masë të madhe ky virus në Kosovë, pas lehtësimit të masave anti Covid, Tolaj u përgjigj kështu.

“Në meset ku përqindja e lartë e popullatës është sensitive ndaj infeksionit, dmth nuk e kanë kaluar Covid 19, qoftë me apo pa simptome, apo popullata nuk është e vaksinuar me vaksinat anti covid në mënyre masive, atëherë mundësia për t’u perhapur ky variant është reale dhe mundësia e shfaqjes së një vale të re të infeksioneve është e mundshme”

“Unë mendoj se për Kosovën kjo është pak e mundshme. Tek ne një përqindje e madhe e popullatës deri tash e kanë kaluar Covid-19, ndoshta mbi 60%, duke krijuar kështu një shkallë të kënaqshme të imunitetit kolektiv kundër Covid-19, që do të jetë mbrojtese ndaj variantit të ri dhe do të ketë ndikim në parandalimin e ndonjë vale të ashpër të infeksioneve të reja. Edhe nese do të ketë raste te reja, numri i tyre nuk do të jete i nivelit të vales së tretë qe e kemi lënë prapa. Imuniteti i fituar nga kontakti i mëhershem me virusin shkaktar të Covid-19 është mbrojtës edhe nga ky varinat. Edhe nëse rastësisht ndodh ndonjë riinfeksion, ecuria e sëmundjes është më e lehte”

Tutje Tolaj tha se autoritet shëndetësore duhet ta marrin me serizitet të lartë sigurimin e vaksinave anti Covid.

Ai tha se kjo periudhë e ‘qetësisë’ së Covid duhet të shfrytëzohet për vaksinim masiv të popullatës.

“Lirimi i masave eshte nje faktor favorizues i perhapjes me te lehte te infeksioneve, por në vend të masave te reja kufizuese, autoritetet shëndetesore të Kosovës duhet të jenë më serioze në sigurimin e vaksinimit masiv dhe të shpejtë të popullatës. Vaksinat po tregohen mbrojtëse kundër të gjitha varianteve të virusit. Për këtë aresye, kjo periudhë e qetesisë duhet shfrytëzuar për vaksinim masiv të gjithe popullates, pa përjashtim” tha Tolaj për Gazeta Blic.

Ud. i detyrë së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, deklaroi sot se rasti i konfirmuar me variantin indian të Covid nuk ka patur udhëtim jashtë vendit dhe se i njëjti po trajtohet me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë ditët e fundit në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar pesë raste të reja si dhe fatkeqësisht ka humbur jetën një person. /Gazeta Blic/

Sadiku: Pacienti me variantin afrikan të COVID-19 po trajtohet me oksigjeno-terapi

 

MSh publikon listën e personave që do të marrin nesër dozën e dytë të vaksinës anti Covid