Lajme

Sadiku: Pacienti me variantin afrikan të COVID-19 po trajtohet me oksigjeno-terapi

06/08/2021 13:18
nga:Q R

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një konferencë për medie ka thënë se pacienti i konfirmuar me variantin afrikan i COVID-19, nuk ka pasur udhëtim jashtë vendit.

“Mora vesh që është në Kosovë, domethënë jeton këtu. Ka simptoma të njëjta”.

Sadiku tha se pacienti i moshës së mesme, është pranuar me 4 qershor në Klinikën Infektive, por dje ka dalë rezultati që është variant afrikan.

“Ai po trajtohet me oksigjeno terapi. IKShPK i ka bërë testimet këtu për variantin afrikan, domethënë herë pas herë i merr mostrat pozitive dhe i teston për variante”, ka thënë Sadiku.

Aksidentet në trafik, Mehmeti: Situata është e papranueshme, pritet ndryshimi i Ligjit për sigurinë rrugore