Lajme

Qentë i hanë 150 pula (VIDEO)

06/07/2021 20:56
nga:Gazeta Blic

Rreth 150 pula dyshohet se mëngjesin e të hënës ia mbytën qentë endacak, fermerit Mehdi Misiqit, në Shkabaj të Prishtinës.

Agresorët që edhe i hasi në vendngjarje, ishin në numër mjaft të madh.

54 vjeçari thotë se edhe vet u rrezikua nga ta.

Kurse edhe shuma e gjithë kësaj humbje, sipas pronarit shkon në mija euro.

Fermeri rastin e paraqiti edhe tek organet e rendit.