Kanë filluar largimet nga skuadra e Feronikelit.
Klubi nga Drenasi sot ka zyrtarizuar largimin e Albert Dabiqajt dhe Yll Hoxhës, por këto nuk janë largimet e vetme nga klubi i madh kosovar.
GazetaBlic Sport merr vesh se nga klubi i Feronikelit pritet të largohet edhe sulmuesi Adem Maliqi.
Adem Maliqi do të jetë lojtari i radhës i cili do të përshëndetet me klubin nga Drenasi.
Kriza e madhe tek klubi i Naser Ramajt tani ka filluar të del në pah, pasi shumica e lojtarëve kyç të ekipit janë larguar.
/GazetaBlic Sport


