Sporti

UEFA: Vetëm ky stadium do të jetë i stërmbushur në çdo ndeshje të EURO2020

06/07/2021 09:15
nga:L J

Budapesti do të jetë vendi i vetëm i Kampionatit Evropian që do të ketë tribunat e plota të mbushura me tifozë.

Pasi Stadiumi La Cartuja në Sevilje, Wembley në Londër ose Johan Cruyff në Amsterdam kanë kufizuar kapacitetin e tyre në 25 ose 30%, Puskas Arena në Budapest do të jetë i vetmi nga njëmbëdhjetë vendet e Euro 2020 për të mbushur plotësisht tribunat, me kapacitet për 61,000 ulësesh, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA njoftoi në prillin e kaluar se stadiumi hungarez do të ishte i vetmi që do të lejohet të mbush të gjithë kapacitetin.

Tifozët hungarezë do të jenë në gjendje të hyjnë në stadium pasi të tregojnë certifikatën kombëtare të vaksinimit ose të kenë kaluar virusin, ndërsa të huajt, të vaksinuar ose jo, duhet të tregojnë një test të fundit negativ PCR për Covid-19.

Rasti unik i Puskas Arena shpjegohet me faktin se Hungaria është vendi i dytë në Bashkimin Evropian (BE) që po vaksinon më shpejt.

Më shumë se 53% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinave, dhe 37% vaksinën e plotë, ndërsa numri i rasteve dhe vdekjeve ditore janë në nivelet e shtatorit të vitit të kaluar, para valës së tretë.

/GazetaBlic Sport