Sporti

Belgjika fiton me vështirësi ndaj Kroacisë

06/06/2021 22:39
nga:E K

Belgjika ka fituar ndeshjen miqësore përballë Kroacisë para fillimit të Kampionatit Evropian.

Golin e fitores për belgët e shënoi sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, shkruan GazetaBlic Sport.

Lukaku shënoi gol në minutën e 38’të të takimit pas tollovisë së krijuar para portës kroate.

Kroatët tentuan disa herë të organizojnë aksione për të rrezikuar portën e Courtois por tentimet e tyre ishin të pa suksesshme.

/GazetaBlic Sport/