Publicisti Muhamet Mavraj, i ka dalur në mbrojtje ish-ushtarit të UÇK-së, Faik Fazliut, pas ngjarjes së mbrëmshme në Prizren, raporton Gazeta Blic.
Ai thotë se poshtërimi i policit teksa e rrëzon Fazliun, në sy të gruas së tij, nuk ka qenë kurrë në indin shqiptar.
Madje, Mavraj thotë se me të parë videon e ngjarjes, ka parë që Faik Fazliu nuk e ka bërë as të vetmin provokim ndaj policëve.
Shkrimi i plotë:
Pash videon nga ngjarja ne Prizren. Solidarizohem teresisht dhe pa kushte me çiftin e nderuar bashkeshortor Alketa Gashi Fazliu dhe Faik Fazliu. Ajo dhune ndaj jush, poshterimi i dinjitetit human nder sy bashkeshortesh, madje pa provokimin me te vogel, nuk ka qene kurre ne indin shqiptar! Te behet kjo nga polici me uniformen e shtetit tone, eshte e paimagjinueshme dhe na turperoi te gjitheve. Ja qe ndodhi dhe shpresoj te mos behet shkas per urrejtje ndaj policise sone. Pak jane shkarkimet per kete hata! Cfaredo gjoja mbrojtje nga stani eshte vec konfirmim i ligesise dhe meriton perbuzjen qe i behej kujtdo qe keshtu poshteronte shqiptaret!


