lukaku
Sporti

Martinez: Të luash kundër Lukakut tani është më e vështirë sesa tri vite më parë

06/06/2021 16:06
nga:E K

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez pranon që Romelu Lukaku ka evoluar shumë në kohët e fundit.

Ai tha se sulmuesi i Interit është bërë një lojtar shumë i ndryshëm nga e kaluara, shkruan GazetaBlic Sport.

“Të luash kundër Lukaku tani nuk është e njëjtë sikurse tre viteve më parë, sepse ai është një lojtar shumë më i mirë. Aktualisht, ai arrin të krijojë më shumë hapësira për shokët e tij të skuadrës dhe ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht aftësitë e tij në ekipin kombëtar“, tha Martinez në konferencë për shtyp.

Sulmuesi 28-vjeçar u zgjodh lojtari më i mirë në kampionatin italian pasi fitoi titullin me Interin.

Belgu shënoi 30 gola dhe kontribuoi me 10 asistime në 44 ndeshje të luajtura këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/