Sporti

Laporte: Ndoshta Deschamps e ka ndërruar numrin, erdha tek Spanja dhe jam gati të japë gjithçka nga vetja

06/06/2021 14:42
nga:L J

Aymeric Laporte, mbrojtësi i Manchester City dhe Spanjës, foli në konferencën për shtyp, pasi ai ka zgjedhur të përfaqësojë ekipin kombëtar të Spanjës, pavarësisht se ka shtetësi franceze.

Lojtari tha se është shumë i lumtur që ju ka bashkuar Spanjës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një pyetje e mirë, me të vërtetë. Unë do të jap gjithçka në një përpjekje për të fituar garën që është përpara. Është një gjë me të vërtetë e rëndësishme dhe askush nuk ka dyshime se do të japë gjithçka për këtë ekip kombëtar”, tha fillimisht Laporte.

“Unë nuk dua të komentoj pa respekt për trajnerin Deschamps. Ia kisha dërguar atij një mesazh, por s’kam kurrë ndonjë përgjigje. Mund ta ketë ndryshuar edhe numrin, sigurisht që nuk mund ta di. Por këto janë gjëra që ndodhin në futboll, unë thjesht jam i lumtur që jam këtu për të garuar në nivele të larta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport