Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ishte afër transferimit tek Barcelona, por Wijnaldum arrin marrëveshje me klubin e njohur evropian

06/06/2021 11:25
nga:L J

Georginio Wijnaldum ka vendosur të bashkohet me Paris Saint-Germain.

Barcelona nuk ka asnjë qëllim për të rritur ofertën e tyre për lojtarin, pavarësisht se ata arritën një marrëveshje para disa javësh, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG hyri në garë dhe oferta e klubit francez i pëlqeu më shumë lojtarit, i cili ka vendosur të bashkohet me parisienët.

Gini tani ka vendosur të pranojë propozimin e PSG deri në vitin 2024 me pagë më shumë se të dyfishuar krahasuar me ofertën e Barça, njofton Fabrizo Romano.

/GazetaBlic Sport