Lajme

Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohen pesë persona

06/06/2021 11:03
nga:Q R

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha ajo.

LEXO EDHE:

​A do t’u besohet grave udhëheqja e komunave