Brazili mundi Ekuadorin 2-0 për të fituar ndeshjen e pestë radhazi në kualifikimet e Kupës Botërore të Amerikës së Jugut.
Tani kryeson turneun vajtje-ardhje me 15 pikë, katër përpara Argjentinës së vendit të dytë, përcjell GazetaBlic Sport.
Richarlison hapi rezultatin në minutën e 65-të të premten në stadiumin “Beira-Rio” në Porto Alegre dhe Neymar shtoi të dytin nga penalltia në kohën shtesë.
Por një krizë shfaqet mbi ekipin që kur vendi latin u emërua si nikoqir i Copa America. Lojtarët sugjeruan të premten që ata nuk janë të gatshëm të luajnë turneun në shtëpi sepse pandemia COVID-19 vazhdon të vrasë mijëra brazilianë në ditë. Më shumë se 470,000 kanë vdekur deri më tani.
Konferenca për shtyp e Tite pas ndeshjes ishte një nga më të priturat e ekipit në vite pasi ai kaloi ditën duke dëgjuar zëra se mund të jepte dorëheqjen para se të fillonte Copa America.
Trajneri pranoi të enjten se lojtarët e tij kishin diskutuar me presidentin e konfederatës braziliane të futbollit (CBF), Rogerio Caboclo, nëse ata duhet të luanin në turneun kontinental.
Një përgjigje përfundimtare mbi këtë çështje pritet të merret pas ndeshjes kundër Paraguait të martën.
Copa America fillimisht ishte planifikuar të bashkëpranohej nga Kolumbia dhe Argjentina. Dy javë më parë, Kolumbia u detyrua të tërhiqej për shkak të trazirave shoqërore.
Kurse këtë javë që shkoi, Argjentina nuk pranoi ta priste atë për shkak të një përkeqësimi të ngjashëm të pandemisë.
Argjentina dhe Paraguai poashtu janë në mbështetje të Brazilit.
/GazetaBlic Sport/


